13.3 C
Pristina
E martë, 15 Qershor, 2021

AH, KJO MITROVICA

(Satirë politike)

Kjo Europa plakë n’mes të Mitrovicës

Ç’na e la për sherr kambën e Krajlicës,

Kush e mbolli mitin kujt i ra ndërmend

Bela mes Ballkanit si n‘Jerusalem?!

Sillen këndej Ibrit urës rreth e qark

Liderë politikë, prijës ushtarakë;

Gjeneralë Europa çon m‘e rue paqen

E na nuk e dimë kush naj nxiu faqen!

Trima t’politikës turr drejt Mitrovicës

Bahen se e lëkundin kambën e Krajlicës,

E s’e marrin vesh se mbi urë Krajlica,

Sytë si gjeraqinë ngul kah Brezovica!

Kur afrohen zgjedhjet gara për pushtet

Me lavde liderët e mbushin nji det,

Gojën nëpër vite mbyllin në Bruksel

E mur i Berlinit n’Mitrovicë iu del!

Trima t’fortë mbi trimat kemi pushtetarët

Nuk kalojnë dot rrugës ku janë dijetarët,

Përballë tavolinash gjoksat sa një pash

Ban ti be thonë dija merret me kallash!

Merruni pak vesh për punë t’Mitrovicës

Sa ia ktheni vetes kambën e Krajlicës,

S’luhet ma me popull si guxha skaj zabelit:

Me shokë e dashnore udhës drejt Brukselit!

Ah, kjo Mitrovica qytet me do vija

Ç’ po naj lidh për fyti fjalën “Pamvarërsia”!

Merrni sharkitë burra se shqiptari s’kahet

Ta këndojmë me haz kangën:”Jo nuk ndahet.. “

Të fundit

AH, KJO MITROVICA

(Satirë politike) Kjo Europa plakë n’mes të Mitrovicës Ç’na e la për sherr kambën e Krajlicës, Kush e mbolli mitin kujt i ra ndërmend Bela mes Ballkanit si...

PSE DO TË VOTOJ KUNDËR TEJE ?

Do të votojë kundër teje që nuk e mbajte premtimin. Do të votoj kundër teje se theve besimin. Do të votojë kundër teje se...

Katerdralja e pishtarëve dhe humanistëve kombëtarë

Katedralja Nëna Terezë në Prishtinë nuk është vetëm fetare. Është simbol i kujtesës, i dokumentimit të qenjes sonë kombëtare. Simbol i lashtësisë, zhvillimit, mbijetesës, rilindjes....

Mërgatë e dashur, a jeni gati?

Shkruan: Arbër Paçarizi Mërgatë e dashur, a jeni gati? Nga nesër të gjithë ju që nuk mund të vini në Kosovë mund të aplikoni për tu...

Të tjera nga rubrika