14.1 C
Pristina
E mërkurë, 16 Qershor, 2021

Dorëzohet Labi pas vendimit të ri të qeverisë: Leni dasmat për vitin tjetër

Me vendimin e sotëm të Qeverisë, ndalohen tubimet me më shumë se 50 persona. Për shkak të rritjes së numrit të të prekurve me COVID-19 në vend, Qeveria ka marrë masa të reja.

Një prej vendimeve që sot është marrë nga Qeveria Hoti është ndalimi i tubimeve me më shumë se 50 persona.

Me këtë nënkuptohet se nuk do të lejohet mbajtja e dasmave dhe ahengjeve të tjera familjare.

Labinot Tahiri, tha se do ta respektojë këtë vendim dhe nuk do të dalë më në protesta, ngase herën e kaluar nuk e kishte përkrahjen e kolegëve.

“Unë veç i sugjeroj dasmorët le t’i qesin dasmat vitin e ardhshëm ose kurdo që bëhet mirë. Më keq nuk ka ku shkon. Sa i përket protestave dhe këtyre gjërave nuk do të dalë me u marrë, sepse herën e kaluar kur unë u ngrita në këmbë 70 për qind e artistave ose “VIP” që janë në Prishtinë e tërë Kosovën nuk dolën për kauzën e vet. Tash le ta mbajnë si barrë këtë vendim të Qeverisë, që nuk ka as mbrëmje e as dasma. Kështu që veç urime vendit, inshallah shërohen qata që kanë virus, edhe u priftë e mbara krejt familjeve që për momentin janë në krizë të madhe”, tha Labi

Ai tha se vendimin do ta respektojë dhe për momentin nuk e ka virusin, por nëse ekziston mund të infektohet me të.

“I pari do ta respektoj, për arsye se shteti është mbi të gjitha, unë nuk kam pasë virus e as nuk kam për momentin. Mundet me më kapë nëse ekziston, por për momentin nuk kam kurgjë. Çfarëdo vendimi që merr Qeveria unë e respektoj sepse jam i pari iniciator i protestave. Por, nuk do të merrem as me protesta e as nuk do ta ngris zërin”, shtoi Labi.

Këngëtari thotë se do të ketë krizë të madhe pas anulimit të dasmave dhe mbrëmjeve rinore.

“Le ta ngrisin zërin ata që nuk dolën në protestën e kaluar e le ta mbajnë tash krizën ma të madhe që ka me ardhë në vazhdimësi, që kanë me u anulu krejt dasmat e mbrëmjet rinore që i kanë pasë këtu e në perëndim”, deklaroi ai.

Të fundit

AH, KJO MITROVICA

(Satirë politike) Kjo Europa plakë n’mes të Mitrovicës Ç’na e la për sherr kambën e Krajlicës, Kush e mbolli mitin kujt i ra ndërmend Bela mes Ballkanit si...

PSE DO TË VOTOJ KUNDËR TEJE ?

Do të votojë kundër teje që nuk e mbajte premtimin. Do të votoj kundër teje se theve besimin. Do të votojë kundër teje se...

Katerdralja e pishtarëve dhe humanistëve kombëtarë

Katedralja Nëna Terezë në Prishtinë nuk është vetëm fetare. Është simbol i kujtesës, i dokumentimit të qenjes sonë kombëtare. Simbol i lashtësisë, zhvillimit, mbijetesës, rilindjes....

Mërgatë e dashur, a jeni gati?

Shkruan: Arbër Paçarizi Mërgatë e dashur, a jeni gati? Nga nesër të gjithë ju që nuk mund të vini në Kosovë mund të aplikoni për tu...

Të tjera nga rubrika