18.5 C
Pristina
E premte, 23 Tetor, 2020

Flet Shkurte Fejza: Është ndezur drita e kuqe për muzikën popullore, po luftohet pamëshirshëm nga diankë dhe injorantë

Emri dhe zëri i saj është i njohur në gjithë shqiptarinë. Me të drejtë quhet bilbili i këngës shqipe. Me zërin e saj dhe këngët si “Oj Kosovë oj Nëna ime”, por dhe të tjera, ajo mbajti gjallë idealin për liri, barazi dhe bashkim kombëtar në kohët më të errëta të Kosovës.

Pas kësaj hyrje të shkurtë, të gjithë mund ta kuptoni se fjala është për Shkurte Fejzën, këngëtaren e madhe shqiptare, me të cilën “Kids of Kosova” (www.kidsofosova.net) ka zhvilluar një intervistë ndryshe.

Shkurte Fejza në këtë intervistë kritikon ashpër institucionet për mospërkrahje të muzikës popullore, lënies pasdore të vlerave dhe përkrahjes së anti-vlerave, çka jep alarmin se në Kosovë po ndodh degradim kulturorë dhe shoqërorë

Ajo jep disa këshilla shumë të vlefshme edhe për fermata/gratë që duan të zhvillojnë një karrierë të suksesshme në profesione të caktuara.

 Kids of Kosova: Shkurte Fejza. Emër që e duan dhe e njohin kudo ka shqiptarë. Andaj, a mund të na flisini pak për familjen tuaj?

Shkurte Fejza: Përshëndetje, ju uroj punë të mbarë dhe faleminderit për pyetjen. Për të arritur aty ku ju e vlerësoni duhet të kesh një familje të shëndoshëe që të përkrahë dhe falë Zotit unë këtë e kam. Unë kisha Nënën dhe babain dhe i kujtoj me krenari dhe me shumë mall. Kam  gjashtë motra dhe dy vëllezër që kanë familjet e veta dhe poashtu i përshëndes. Kam burrin Hajrushin që e kam pranë gati për pesë dekada me radhë dhe e falënderoj për mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer. Kam djalin Arbërin me të fejuarën e vet dhe tri vajza, Gresën e Besianën që janë të martuara dhe kanë familjet e veta dhe sugareshën Agnesën që jeton ende me ne. Jam e lumtur që fëmijët e mi kanë arritur të kryejnë shkollën me suksese të dalluara dhe të gjithë kanë mbaruar Master në drejtimet e veta në Administratë Publike, Juridik, Ekonimi dhe Farmaci. Pra janë realizuar në jetë dhe krenohemi me ta.

Kids of Kosova: Me të drejtë cilësoheni Mbretëresha e muzikës popullore. Keni lënë gjurmë të pashlyeshme, por ku është sot ky zhanër? A po lihet anash nga emrat e rinj të muzikës?

Shkurte Fejza: Është ndezur drita e kuqe për muzikën popullore. Nga ajo që po dëgjojmë sot, lëre më që nuk po përkrahet, por me të thënë të drejtën po luftohet pamëshirshëm nga të gjitha anët.

Institucionet e Republikës po e injorojnë shumë keq dhe në të njejtën kohë po mbështesin projekte të çfarëdollojshme, por vetëm mos të jenë kulturore e aq më pak kombëtare. Ata që po i udhëheqin këto institucione po mendojnë se kultura dhe historia e shqiptarëve fillon me ata dhe tani ne duhet të mësojmë shkronjën A dhe B në kulturë.

Emra të rinjë ka shumë që e kultivojnë muzikën popullore, mirëpo nuk kanë përkrahje nga askush.

Kids of Kosova: Skena muzikore shqiptare dihet se nuk është si dikur. Pse po mbizotëron sipas jush e keqja ndaj të mirës? Pse po ju jepet hapësirë anti-vlerave më shumë se njerëzve meritorë?

Shkurte Fejza: Dikur kishim një orkestër profesionale të muzikës popullore në kuadër të Radiotelevizionit të Prishtinës, pastaj e kishim një festival dhe shumë Ansamble Popullore dhe ato kultivonin dhe e ruanin muzikën popullore. Tani çka kemi, një grumbull dinakësh injorant dhe amatorësh nëpër këto institucione që improvizojnë sikur bëjnë muzikë me dofarë bendesh, por nuk bëjnë asnjë lloj muzike, dhe vetëm marrin rroga e honorare koti.

Udhëheqësit e institucioneve janë njerëz koti që nuk kanë lidhje as me artin, as me kulturën e as me muzikën, vetem merren me realizimin e interesave të tyre. Normalisht se kjo kategori i japin mbështetje dhe iu japin hapësirë atyre që janë si ata, ose edhe më të dobët se ata vet.

Është interesant se edhe të huajt kur ishin këtu dhe kishin kompetenca binin në lajthitje dhe mendonin se këtu nuk është kultivuar kurrë vlera, se ne jemi këta që jemi në këtë nivel. Ka ndodhur një degradim i madh kulturor dhe moral i shoqërisë sonë.

Kids of Kosova: Si është gjendja e femrës/gruas sot në Kosovë? A duhet të kenë më shumë të drejta?

Shkurte Fejza: Gjendja e femrës tek ne ka lëvizur për të mirë dhe ka avancuar mjaftë dhe kjo vërehet padyshim. Por, a jemi të kënaqur? Unë them se jo. Mua nuk më pëlqen kur të drejtat e grave caktohen me kuota dhe kjo sikur i improvizon gjërat. Kur improvizohen gjërat atëherë nuk kemi vlera.

Duhet krijuar dhe kultivuar kulturë dhe vetëdije se pa arësimimin dhe ngritjen e femrës në shoqëri nuk ka prosperitet.

Femra ka një dhunti dhe një mundësi që ia ka falur Zoti, ajo edukon dhe arësimon brezat e rinjë, ajo e krijon bazën e së ardhmes. Kur është gruaja në nivel do të jenë edhe femijet në nivel dhe e ngrisin nivelin e shoqërisës sonë dhe e kundërta e kësaj.

Kids of Kosova: Ç’këshilla keni për femrat që synojnë të ndërtojnë një karrierë suksesshme?

Shkurte Fejza: Unë këshillat do t’ua jap ashtu siç kam vepruar me fëmijët e mi dhe si i kam këshilluar ata. Këto këshilla i kam edhe për të gjitha të rejat e vendit tim, sepse të gjithë fëmijët e Kosovës janë fëmijët tanë.

Hapni shtigjet tuaja mos imitoni të tjerët  as mos ia merrni lakmi askujt, bëhuni vetvetja. Tani kohët e fundit po promovohet llumi i shoqërise kosovare duke e quajtur vetën si artist e këngëtar me llojlloj performance nëpër klube të natës, duke imituar metropolet botërore dhe prezantohen në televizionet tona që jam e sigurt se edhe nëpër ato vende që kopjohet modeli, këto fenomene nuk shfaqen nëpër televizionet e tyre publike e kombëtare.

Kids of Kosova: Për fund, një mesazh i juaj për institucionet e vendit, sidomos ato të kulturës?

Shkurte Fejza: Çfarë mesazhi të jepet për ata që nuk dëgjojnë. Ata janë vet shembulli se si nuk lihet kultura në këtë gjendje.

(Kids of Kosova)

Të fundit

Plisi, një histori

Plisi ia jep shkëlqimin paraqitjes së shqiptarit. Në paqe e në luftë. Në zi e në festë. Është simboli i krenarisë personale e kombëtare. Bartësi...

Hapave – Selajdin Gashi

Hapave Të tu gjithnjë kam ecur Ku shputat tua linin gjurmo I sigurtë shkelja me nxitim Koha të mos na ikën; të na vijo pas Fjala jote e buto,...

Salih Mustafa, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj 3 të parët të arrestuar nga Specialja

Gjykata Speciale ka nisur arrestimet në Kosovë. Ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafa është personi i parë i arrestuar nga Specialja. Ai u arrestua ditën...

Flet Shkurte Fejza: Është ndezur drita e kuqe për muzikën popullore, po luftohet pamëshirshëm nga diankë dhe injorantë

Emri dhe zëri i saj është i njohur në gjithë shqiptarinë. Me të drejtë quhet bilbili i këngës shqipe. Me zërin e saj dhe...

Të tjera nga rubrika

Plisi, një histori

Plisi ia jep shkëlqimin paraqitjes së shqiptarit. Në paqe e në luftë. Në zi e në festë. Është simboli i krenarisë personale e kombëtare. Bartësi...

Hapave – Selajdin Gashi

Hapave Të tu gjithnjë kam ecur Ku shputat tua linin gjurmo I sigurtë shkelja me nxitim Koha të mos na ikën; të na vijo pas Fjala jote e buto,...

Salih Mustafa, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj 3 të parët të arrestuar nga Specialja

Gjykata Speciale ka nisur arrestimet në Kosovë. Ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafa është personi i parë i arrestuar nga Specialja. Ai u arrestua ditën...

Flet Shkurte Fejza: Është ndezur drita e kuqe për muzikën popullore, po luftohet pamëshirshëm nga diankë dhe injorantë

Emri dhe zëri i saj është i njohur në gjithë shqiptarinë. Me të drejtë quhet bilbili i këngës shqipe. Me zërin e saj dhe...