5.5 C
Pristina
E diel, 18 Tetor, 2020

Gjiganti shqiptar i rrjetës, pas tre vjetësh, rikthehet në folenë e vjetër

Xhavit KAJTAZI

 Me skuadrën e elitës franceze fitoi titullin dhe Kupën e shtetit në edicionin 2018/2019, ndrësa shtegtoi në Olimpiakos duke u bërë figura qendrore e kampionatit grek 2019/2020, ndërkohë që u rikthye në Turqi pas tre vjetësh, por te skuadra me të ardhme shumë të mirë, Bursa BBSK… Kjo ishte udha e gjigantit shqiptar të rrjetës, Gazmend Husaj, i vlerësuar si njëri nga lojtarët më cilësor në Evropë, në rolin e pranuesit.

Volejbollisti pejan, kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, për Portalin Shqip, shpalos përshtypjet e tij të para, që para një muaji ripreku tokën turke.

“Pas dy edicioneve të suksesshme, një në Francë me Tours Vb dhe një në Greqi me ekipin Olimpiakos, këetë edicion u riktheva në Turqi, por kësaj radhe në skuadrën me perspektivë, Bursa BBSK”, rrëfën përudhën e tij të kaluar dhe ardhjen e sërishme në kampionatin e Turqisë, por te skuadra tjetër e elitës së këtij shteti. Këtu ndihem mjaft mirë dhe skuadra më ka pritur jashtëzakonisht mir”, ka thënë Husaj për Portalin Shqip.

Me Bursën Husaj do të ketë një një edicion të ngjedhur garash në disa fronte…

“Këtë me skuadrën luajmë në dy fronte: në Kupën e Turqisë (ndeshjen e pare e kemi të martën) dhe në kampionat që këtë vit pritshmëerit janë të larta”.

-Ka ndonjë risi në skuadrën tuaj sivjet? Prurje të reja?

“Skuadra ka ndërthurje mes lojtarëve të rinj në disa pozita dhe të lojtarëve me përvojë në pozitat kyqe”, shton kapiteni i kombëtares së Shqipërisë”.

Gjiganti kuqesi vlerëson lart punën e bërë deri më tash dhe beson se sukseset nuk do të mungojnë.

“Puna që është bërë nga fillimi e deri më sot, ishte mjaft profesionale. Dua ta vecoj tranerin Fazel, i cili ka bërë punë jashtëzakonisht të mirë: ky trajner vjen nga skuadra e Izmirit, ku me skuadrën Anrkas në kupat e Evropës, poashtu edhe në ligën Turke ka pasur suksese mjaft të mëdha”.

Gazmend Husaj që nesër edhe zyrtarisht do të paraqitet në volejbollin turk… Shpreson poashtu që garat të mos kenë ndalesa për shkak të Pandemisë së Virusit Korona…

“Unë mbes me shpresë se që nga nesër skuadra të paraqitet denjësisht dhe me të njejtin ritëm të vazhdojmë edhe në ndeshjet e ardhshme të Kupës dhe kampionatit.Poashtu shpresoj që ky vit të mos ketë ndalesa apo shtyrje ndeshjesh shkaku i Pandemiesë dhe ndeshjet të zhvilllohen normalisht, deri në përfundim”.

Kapiteni kuqezi, nuk harron të flasë edhe për udhën e sivjetme të kombëtares së shqipërisë, që për fattë keq pati problem për shkak të Pandemisë së Virusit Korona…

“Ndeshejt e kombëtares ishin të parapara të nisin më 15 gusht, por sic dihet janë shtyrë për në janar shkaku i Pandemisë. Ato duhet të zhvilloheshin mevajtje – ardhje, por ka një ndryshim sa i përket organizmit; do luhen në dy vende të ndryshme, secili me secilin”.
Husaj e cilëson grupin shumë të vështirë:

”Grupi është mjaft i vështirë, por jo dhe i pakapshem. Ndeshjen e parë e luajmë kundë Sllovakisë,, të dytën kundër Rumanisë dhhe të tretën kundër Zvicrës”.

-Ka ndonjë ndryshim në kombëtare?

“Skuadra jonë është mjaft e re, por jo dhe pa përvojë. Lojtarët kan filluar të kenë kontrata porofesionale dhe të luajnë liga më të forta, që na bën të ndihemi më të qetë”.

Për fund: “Unë mbes me shpresë që skuadra do ketë paraqitje të mira, dhe, pse jo, në fund t’i gëzohemi të gjithë bashkazi”. /Portali Shqip/

Të fundit

Plisi, një histori

Plisi ia jep shkëlqimin paraqitjes së shqiptarit. Në paqe e në luftë. Në zi e në festë. Është simboli i krenarisë personale e kombëtare. Bartësi...

Hapave – Selajdin Gashi

Hapave Të tu gjithnjë kam ecur Ku shputat tua linin gjurmo I sigurtë shkelja me nxitim Koha të mos na ikën; të na vijo pas Fjala jote e buto,...

Salih Mustafa, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj 3 të parët të arrestuar nga Specialja

Gjykata Speciale ka nisur arrestimet në Kosovë. Ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafa është personi i parë i arrestuar nga Specialja. Ai u arrestua ditën...

Flet Shkurte Fejza: Është ndezur drita e kuqe për muzikën popullore, po luftohet pamëshirshëm nga diankë dhe injorantë

Emri dhe zëri i saj është i njohur në gjithë shqiptarinë. Me të drejtë quhet bilbili i këngës shqipe. Me zërin e saj dhe...

Të tjera nga rubrika