2.8 C
Pristina
E premte, 22 Janar, 2021

“Izolohet” Presidenti

Presidenti Hashim Thaçi, është izoluar nga brenda e nga jashtë. Që prej kohës kur Gjykata Speciale ka treguar për aktakuzën kundër tij, Thaçin nuk e ka takuar kryeministri Avdullah Hoti e as kryeparlamentarja Vjosa Osmani, sikur që komunikimit me të i kanë vënë bllok edhe disa prej misioneve ndërkombëtare të vendosura në Kosovë, sikur janë ambasada britanike dhe ajo franceze, shkruan KohaDitore.

Më 24 qershor, Thaçi ishte rrugës për në Uashington për të marrë pjesë në një takim që synonte t’i jepte start një faze të re dialogu me Serbinë, kur Specialja dha kumtin se ai ishte i dyshuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Zyra e Prokurorit të Specializuar e kishte gjykuar të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat.

Kjo, pasi kishte shprehur besimin se Thaçi, bashkë me kreun e PDK-së, Kadri Veseli, “kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe, kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë”, raporton KOHA.

Që nga atëherë, përtej kufijve të Kosovës, vetëm në Shqipëri i janë hapur dyert kreut të shtetit.

Në Tiranë ai ka takuar zyrtarët e lartë shtetërorë, si presidentin Ilir Meta e kryeministrin Edi Rama.

Ramën e kishte pritur edhe në Prishtinë, kur kreu i Qeverisë së Shqipërisë kishte mësyrë unifikimin e spektrit politik në një ndërmarrje kundër Speciales. E ka pritur të hënën edhe kreun e opozitës së Shqipërisë, Lulzim Basha.

Mirëpo, janë krerët institucionalë në Prishtinë që i kanë ndërprerë komunikimet me shefin e shtetit./Koha/

Të fundit

Mërgatë e dashur, a jeni gati?

Shkruan: Arbër Paçarizi Mërgatë e dashur, a jeni gati? Nga nesër të gjithë ju që nuk mund të vini në Kosovë mund të aplikoni për tu...

Origjina shqiptare sipas burimeve të vjetra dhe më të reja

Nga Abraham Gashi Çështja e origjinës së shqiptarëve ka qenë dhe mbetet temë kryesore në studimet e sotme në fushën e antropologjisë, gjuhësisë apo arkeologjisë,...

Shqiptarët e Zvicrës, në mes të integrimit dhe diskriminimit

Numër i madh i publikimeve në mediat dhe portalet shqiptare për të arriturat individuale të shqiptarëve në Zvicër në fushat e ndryshme të jetës...

Vaksinat e para anti-Covid në Kosovë në fund të janarit, kontingjenti tjetër në shkurt

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë sot të ditur se janë siguruar 500 mijë vaksina antiCOVID-19 nga Pfizer. Telegrafi mëson se vaksinat...

Të tjera nga rubrika