3.1 C
Pristina
E martë, 23 Shkurt, 2021

Katerdralja e pishtarëve dhe humanistëve kombëtarë

Katedralja Nëna Terezë në Prishtinë nuk është vetëm fetare.

Është simbol i kujtesës, i dokumentimit të qenjes sonë kombëtare. Simbol i lashtësisë, zhvillimit, mbijetesës, rilindjes. Sapo hyn në Katerdale ke ndjenjen se ke hyrë në një faltore kombëtare, ku në muret e saj lexon vitet dhe shekujt e zhvillimit të qenjes sonë kombëtare, nga antikiteti e deri më sot.

Çfarë kanë të përbashkët veprimtaria e Kryetarit Ibrahim Rugova, Profesor Anton Çetta, Nënës Terezë, emrin e se cilës e mban kjo Katedrale, Profesor Ali Hardit, Profesor Gazmend Zajmit, Profesor Fehmi Aganit, Xhemajl Mustafës, e të tjerëve të kohës së pas luftës së dytë botërore, me Kishën Katolike Shqiptare? Të përbashkët kanë përparimin dhe zhvillimin e kombit dhe humanizmin. Prandaj edhe shtatorja e Kryetarit Ibrahim Rugova e ka vendin mu aty tek porta e Katedrales, aty ku edhe është vendosur. Aty dhe përreth saj e kanë vendin edhe Profesor Anton Çetta, edhe të tjerët që përmenda më lartë e që janë pishtarë të kombit. Uroj që familja e Profesor Çettës të ndryshoj mendje dhe të lejoi vendosjen e shtatores krahas Ibrahim Rugovës. Profesor Anton Çetta nuk ishte vetem i familjes, ishte i
yni, i të gjithë ne, prandaj edhe kemi të drejtë të kërkojme vendosjen e shtatores se tij aty ku e meriton, aty ku peshon me së miri.

Katedralja Nëna Terezë nuk është si çdo kishë tjetër katolike në Kosovë, është më së paku fetare.

Katedralja është një muze, një arkivë, një bibliotekë e kujtesës kombëtare që pasqyron dhe dokumenton luftën dhe përpjekjen tonë për ruajtjen e identitetit kulturorë, gjuhësorë e kombëtar. Mos të harrojnë shqiptarët, qoftë ata musliman, ateist, katolik, orthodox, protestant, e në veçanti ata të cilët nuk identifikohen mbi përkatësinë fetare e që janë shumicë në Kosovë, se roli i Kishës Katolike në ruajtjen dhe zhvillimin e qenjes kombëtare shqiptare në Kosovë dhe troje tjera shqiptare në ish-Jugoslavi, ka qenë po aq i rëndësishëm sa edhe Lëvizja për Pavarësi e viteve 90-ta.

Nga Abraham Gashi

Të fundit

AH, KJO MITROVICA

(Satirë politike) Kjo Europa plakë n’mes të Mitrovicës Ç’na e la për sherr kambën e Krajlicës, Kush e mbolli mitin kujt i ra ndërmend Bela mes Ballkanit si...

PSE DO TË VOTOJ KUNDËR TEJE ?

Do të votojë kundër teje që nuk e mbajte premtimin. Do të votoj kundër teje se theve besimin. Do të votojë kundër teje se...

Katerdralja e pishtarëve dhe humanistëve kombëtarë

Katedralja Nëna Terezë në Prishtinë nuk është vetëm fetare. Është simbol i kujtesës, i dokumentimit të qenjes sonë kombëtare. Simbol i lashtësisë, zhvillimit, mbijetesës, rilindjes....

Mërgatë e dashur, a jeni gati?

Shkruan: Arbër Paçarizi Mërgatë e dashur, a jeni gati? Nga nesër të gjithë ju që nuk mund të vini në Kosovë mund të aplikoni për tu...

Të tjera nga rubrika