4.9 C
Pristina
E hënë, 22 Shkurt, 2021

Mërgatë e dashur, a jeni gati?

Shkruan: Arbër Paçarizi

Mërgatë e dashur, a jeni gati?

Nga nesër të gjithë ju që nuk mund të vini në Kosovë mund të aplikoni për tu regjistruar si votues.

Formularët e aplikimit mund t’i gjenj në faqen e KQZ-së përmes këtyre vegëzave:

Formulari i parë:
https://www.kqz-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Formulari-i-aplikimit-per-votim-jashte-Kosoves-%E2%80%93-Formulari-I-.pdf

Formulari i dytë:
https://www.kqz-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Formulari-i-aplikimit-per-votim-jashte-Kosoves-%E2%80%93-Formulari-II.pdf

Formularin e PARË shkarkojeni, plotësojeni dhe nënshkruani te gjithë ju që KENI SHTETËSI të Kosovës dhe keni dokumente të vlefshme si:
1. Pasaportë
2. Leternjoftim
3. Patent Shofer.
Skanoni apo fotografoni në të dyja anët dhe dërgoni aplikimin në e-mail adresat e KQZ-së.

[email protected]
[email protected]

Kujdes! Nëse dokumentet tuaja nuk janë të vlefshëme për shkak se ju ka skaduar afati, BASHKANGJITENI në aplikim një dokument të vlefshëm të shtetit ku jetoni të fotografuar apo skenuar në të dyja anët.

Formularin e DYTË shkarkojeni, plotësojeni dhe nënshkruani të gjithë ju që nuk keni shtetësi të Kosovës por që keni të drejtë për shtetësi.
Bashkangjiteni në aplikim dokumente të vlefshme të identitetin tuaj të vendit ku jetoni si:
1. Pasaportë
2. Leternjoftim
3. Paten Shofer

Gjithashtu, aplikuesi i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës për ta dëshmuar njërën nga kriteret e zotësisë juridike, të cilat janë të mjaftueshme për tu përfshirë si votues në listën e votuesve jashtë Kosovës, atëherë ju duhet ta dërgojë njërën nga kopjen e dokumenteve të më poshtme:

NËSE KENI LINDUR NË KOSOVË: Ju mund ta dërgoni njërën nga këto dokumente:

Kopjen e dokumentit identifikues, kopjen e pasaportës ose kopjen e patent shoferit të lëshuar nga administrata e UNMIK-ut, ose,Kopjen e certifikatës së lindjes e lëshuar nga administrata e UNMIK-ut,Kopjen e certifikatës së martesës e lëshuar nga administrata e UNMIK-ut, ku dëshmohet se keni lindur në Kosovë,Kopjen e certifikatës së lindjes e lëshuar nga Republika e Kosovës,Kopjen e certifikatës së martesës e lëshuar nga Republika e Kosovës, ku dëshmohet se keni lindur në Kosovë,Kopjen e një dokumenti të lëshuar nga administrata e ish Jugosllavisë, si letërnjoftim, pasaportë, patent shofer, certifikatë e lindjes, etj., ku këto dokumente duhet të përmbajnë si datë të lëshimit të dokumentit, më së largu me 10 qershor 1999, dhe në të cilat dokumente vendi i lindjes është në Kosovë.

NËSE KENI NJËRIN PRIND TË LINDUR NË KOSOVË: Ju mund ta dërgoni njërën nga këto dokumente:

Kopjen e dokumentit identifikues, ose certifikatën e lindjes, e lëshuar nga Republika e Kosovës, ose administrata e UNMIK-ut, ose administrata e ish – Jugosllavisë të prindit tuaj, ku përmes njërës nga këto dokumente dëshmohet si prindi juaj ka lindur në Kosovë, dhe në këtë rast ju duhet ta dërgoni edhe një kopje të dokumentit, si certifikatë e lindjes së shtetit ku jetoni, ku në këtë dokument emri i prindit tuaj përputhet me dokumentet e kërkuara të cilat janë lëshuar nga Republika e Kosovës, administrata e UNMIK-ut, ose administrata e ish – Jugosllavisë

Pasi t’i kompletoni dokumentet e nevojshme për aplikim dërgoni në e-mail adresat e KQZ-së.

[email protected]
[email protected]

Mos harroni aplikimet pranohet deri me 21 janar në ora 18:00.

Guxo me ❤josën

Nëse keni mundësi, shpërndaje tek shokë dhe familjarët tuaj në Mërgat.

Të fundit

AH, KJO MITROVICA

(Satirë politike) Kjo Europa plakë n’mes të Mitrovicës Ç’na e la për sherr kambën e Krajlicës, Kush e mbolli mitin kujt i ra ndërmend Bela mes Ballkanit si...

PSE DO TË VOTOJ KUNDËR TEJE ?

Do të votojë kundër teje që nuk e mbajte premtimin. Do të votoj kundër teje se theve besimin. Do të votojë kundër teje se...

Katerdralja e pishtarëve dhe humanistëve kombëtarë

Katedralja Nëna Terezë në Prishtinë nuk është vetëm fetare. Është simbol i kujtesës, i dokumentimit të qenjes sonë kombëtare. Simbol i lashtësisë, zhvillimit, mbijetesës, rilindjes....

Mërgatë e dashur, a jeni gati?

Shkruan: Arbër Paçarizi Mërgatë e dashur, a jeni gati? Nga nesër të gjithë ju që nuk mund të vini në Kosovë mund të aplikoni për tu...

Të tjera nga rubrika

AH, KJO MITROVICA

(Satirë politike) Kjo Europa plakë n’mes të Mitrovicës Ç’na e la për sherr kambën e Krajlicës, Kush e mbolli mitin kujt i ra ndërmend Bela mes Ballkanit si...

PSE DO TË VOTOJ KUNDËR TEJE ?

Do të votojë kundër teje që nuk e mbajte premtimin. Do të votoj kundër teje se theve besimin. Do të votojë kundër teje se...

Katerdralja e pishtarëve dhe humanistëve kombëtarë

Katedralja Nëna Terezë në Prishtinë nuk është vetëm fetare. Është simbol i kujtesës, i dokumentimit të qenjes sonë kombëtare. Simbol i lashtësisë, zhvillimit, mbijetesës, rilindjes....

Mërgatë e dashur, a jeni gati?

Shkruan: Arbër Paçarizi Mërgatë e dashur, a jeni gati? Nga nesër të gjithë ju që nuk mund të vini në Kosovë mund të aplikoni për tu...