15.2 C
Pristina
E martë, 20 Tetor, 2020

“Nisin përplasjet Hoti-Thaçi, presidenti do të tentojë këtë gjë përmes njeriut të tij”

Opinionisti dhe njohësi i çështjeve politike Binak Maxharraj, ka komentuar emërimin e Skender Hysenit, në postin e koordinatorit për dialog.

Ai e ka quajtur Hysenin “njeri” të presidentit Hashim Thaçi. Sipas tij, kryeministri Avdullah Hoti, ia “rrëmbeu” Thaçit dialogun, të cilin ky i fundit e udhëhoqi për shtatë vite.

Maxharraj ka theksuar se kanë nisur përplasjet mes Hotit dhe Thaçit dhe se presidenti, do të tentojë përmes Hysenit të rrëzojë qeverinë e drejtuar nga kryeministri aktual nga LDK-ja, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Maxharrajt në Facebook:

Skender Hyseni është njeri i Hashim Thaçit.

Derisa pëlciti përplasja midis Hashim Thaçit dhe Avdullah Hotit rreth dialogut me Serbinë, të cilin kryeministri A.Hoti ia rrëmbeu Hashim Thaçit i cili për shtatë vite e udhëhoqi pa kurrfarë suksesi, pos bashkëpunimit me bandat sllavo-ruse-serbe për te ia futë thikë pas shpine shtetit te vetë për te ndarë Kosovën.

Por Hashim Thaçi ani pse në Hagë u akuzua për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ai për katër ditë të intervistimit të tij e fitoi primatin e ”delës së zezë”, me të kthyer u bë vrer e xeher se A.Hoti ia mori nga dora dialogun me Serbinë të cilin qe për te gjitha këto vite e kishte udhëheqë kundër kushtetutës, thjeshtë e kishte uzurpuar.

Derisa shpatat midis Hashim Thaçit dhe Avdullah Hotit po vrengllojnë, ky i dyti, pra kryeministri A.Hoti sot e bëri një gabim fatal duke e vendosë për koordinator në dialog, askend tjetër pos njeriun, apo dhelprën e Thaçit Skendër Hysenin.

Më te marrë vesh Hashim Thaçi për këtë “dhuratë” qe ia bëri Avdullah Hoti ishte i entuziazmuar tej mase, sepse përmes këtij baloshi Thaçi mendon se do te ndikon ne dialog, anipse rroli i koordinatorit ka funksion teknik, Thaçi mendon ndryshe se koordinatori ka te drejtë te negociojë për primesat e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

Por, derisa shefi i Skender Hysnit Isa Mustafa ende është në dergje, Hashim Thaçi qysh tash është duke i bërë planet e errësirës siç e ka zanat ai, do te tentojë përmes Skendër Hysenit, dhe mbas do te ia arrijnë qëllimit qe të realizojë rrëzimin e qeverisë Hoti dhe vetë Avdullah Hotin si kryministër, sepse Hashim Thaçi qe 20 vite nuk është mësuar ti dalë dikush përpara, ai qe ka tentuar ti dalë përpara e ka hanger, si Harajdinaj, Mustafa dhe Kurti të cilët me dredhitë e tij i rrëzoi nga pushteti.

Gjithsesi përplasjet midis Hashim Thaçit dhe kryeministrit Hoti veç kanë filluar, sepse si duket Hoti nuk i doli ashtu siç e kishte menduar, por i doli patate e nxehtë ne dorë te cilën nuk mund ta mbajë, mbase edhe do te tentojë qe ta godas me thikë pas shpine, duke e rrëzuar qeverinë Hoti, sepse ai psiqikisht dhe mentalisht nuk është i përgatitur qe dikush tjetër te jetë mbi të në skenën politike, e sidomos tashti kur është i plagosur nga Haga, këto do te jenë edhe shpurdhat e tij të fundit para se edhe të vdesë krejtësisht politikisht, më ç’rast Kosova do te merrte frymë më lirshëm se deri më tani, sepse ky njeri ia solli të gjitha të këqijat Kosovës për gjithë këto 20 vite të pasluftës.

Të fundit

Plisi, një histori

Plisi ia jep shkëlqimin paraqitjes së shqiptarit. Në paqe e në luftë. Në zi e në festë. Është simboli i krenarisë personale e kombëtare. Bartësi...

Hapave – Selajdin Gashi

Hapave Të tu gjithnjë kam ecur Ku shputat tua linin gjurmo I sigurtë shkelja me nxitim Koha të mos na ikën; të na vijo pas Fjala jote e buto,...

Salih Mustafa, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj 3 të parët të arrestuar nga Specialja

Gjykata Speciale ka nisur arrestimet në Kosovë. Ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafa është personi i parë i arrestuar nga Specialja. Ai u arrestua ditën...

Flet Shkurte Fejza: Është ndezur drita e kuqe për muzikën popullore, po luftohet pamëshirshëm nga diankë dhe injorantë

Emri dhe zëri i saj është i njohur në gjithë shqiptarinë. Me të drejtë quhet bilbili i këngës shqipe. Me zërin e saj dhe...

Të tjera nga rubrika