14 C
Pristina
E premte, 16 Tetor, 2020

Njihuni me piktorin shqiptar, Ben Kamili: Si fillova të merrem me art dhe ngatërresat që m’i solli

Intervistoi: Selajdin Gashi

Realizimi i një interviste me piktor nuk është aspak e lehtë. Arsyeja është se piktori më mirë shprehet me ngjyra se me fjalë.

Piktori me famë mbarëkombëtare, Ben Kamili, në një bisedë për Gazetën Online “Portali Shqipe.de” (www.portalishqip.de) në mënyrën më të bukur ka “pikturuar” karrierën e tij artistike.

Piktori i lindur në Maqedoni flet për artin që krijon, ku tregon se kush e mësoi të pikturojë, sa ekspozita ka pasur deri tani, kur do ta ketë të radhës, si dhe flet poashtu për jetën në Gjermani dhe eksperiencën që ka pasur si gazetar atje, por jo vetëm.

Kush  është  piktori Ben Kamili?

Jam i lindur në Maqedoni, në fshatin Orasha e Poshtme në vitin 1969. Aty kam kryer katër vitet e tetëvjeçares dhe pastaj katër vitet e tjera në Tetovë ku edhe e kreva gjimnazin. Pastaj dëshiroja të studioj në Prishtinë, por për arsye të trazirave nuk munda dhe u largova në Gjermani.

Kur ke ardhur në  Gjermani?

Në Berlin të Gjermanisë kam ardhë në fillim të vitit 1991, ku fillova shkollën e infermierisë dhe më vonë (1996) fillova studimet e degës së zehtarise dhe metalurgjisë, që në Gjermani flasin për shkencat materiale. Në vitin 1998 fillova paralelisht studimet e artit te prof. Fussman në Universitetin e Artit në Berlin.

Nga viti 2004 jam piktor dhe është e vetmja punë që bëj. Shumica e piktorëve janë të detyruar të ndjekin edhe punë të tjera, përs arsye se nuk mund të jetojnë nga Arti, kurse unë jam në gjendje të punësoj punëtorë që bëjnë përgatitjen e kornizave speciale, transportin dhe varjen e pikturave nëpër Galeri dhe Muzeje, etj.

Cilët janë  idolët tuaj të  artit pamor dhe ku e ke mësuar pikturën?

Pikturën e kam mësuar nga vetvetja. Në fakt, si i ri kam pasë rastin të shikoj shumë nga vëllau që bënte vizatime teknike me vizore, dhe kjo më ka dhënë kurajon që unë të vizatoj. Por, ‘de facto’, unë që si fëmijë kam pikturuar.

Në gjimnazin e Tetovës pata realizuar dy ekspozita, nëse mund t’i quajmë të tilla, sepse fletat i ngjisnim me ngjitës në mure të korridorit, pa kornizë. Mësuesi i artit atëherë më ndihmonte shumë dhe më jepte kurajo të vizatoj. Por ishin kohë të vështira dhe unë vizatoja me shumë qejf simbole shqiptare dhe kjo më sillte shumë ngatërresa në shkollë.

Në një vizatim me shqiponjë që kam bërë në vitin 1986 akoma janë shenjat e këpucëve të mësueses së gjuhës Maqedone, e cila e ka marrë vizatimin nga muri dhe e ka shkelur me këpucë, për arsye se aty shihej shqiponja.

Pra, nacionalizmi sllav ka qenë i papamë. Unë kam qenë  i dënuar në gjimnaz për arsye të sjelljes time. Kjo ishte vetëm për arsye se mësuesi im i Gjuhës Shqipe, Ibrahim Veliu, që është edhe një poet shumë i shkëlqyer, më respektonte shumë për shembullsinë time në Gjuhën Shqipe. Kurse në degën e gjuhës maqedone isha shumë i dobët. Kjo i jepte të drejtën mësueses maqedone të ma thyej sjelljen. Kohë të tilla kanë qenë.

Unë vizatoja shumë në shtëpi. Në vitet 1984-1987 nuk dinim shumë për Nënën Shqipëri. Unë vizatoja shumë portretin e Enver Hoxhës, sidomos kur vinte babai im nga Gjermania, sepse ai e donte shumë, si gjithë neve. Por dihej ta fshihja sepse edhe në fshat kishim spiunë që punonin për shkijet.

Një kohë  ke punuar për median shqiptare në  Berlin. Ishte koha e rezistencës shqiptare. Cfarë  kujtimesh ke nga ajo veprimtari?

Në Gjermani kam hjekur shumë në fillim. Isha duke e pastruar pazarin ku shiteshin rroba të dorës së dytë dhe libra, dhe duke këkruar libra që ishin hudhur në tokë takova një djalë shqiptar me të cilin filloi edhe një shoqëri e jashtëzakonshme. Edhe ai shkruante poezi dhe ishte atdhetar i flaktë dhe për mua filloj një jetë e re.

Zef Abdija është sot njëri ndër kardiologët më të mirë shqiptar që kemi. Bashkë me Zefin dhe me studentë tjerë shqiptar në Berlin krijuam revistën “Studenti” që fatkeqësisht u shtyp vetëm tre herë, e pastaj nuk na mjaftuan të hollat.

Më vonë takova një djalë shumë të veçantë, i cli ishte albanolog. Me Shaip Emerllahun filluam lajmet në televizionin “Kanali i hapur i Berlinit” dhe mundoheshim t’i sensibilizojmë njerëzit tanë në gurbet, që ata të informohen më tepër për rrjedhën në vendlindje.

Më vonë e bëra një kurs të gazetarisë në Këln të “Deutsche Welle”. Aty takova Selajdin Gashin, gazetar shqiptar, i cili që më la përshtypje të madhe në gjuhën shqipe dhe gjermane. Nuk njihja asnjëri në atëkohë që zotëronte të dy gjuhët aq rrjedhshëm. Këto janë memoare që më bejnë krenar sot.

Je edhe autor poezishë. A merresh akoma me vargje?

Kam shkruar shumë në vitet e rinisë, tani shkruaj, por jo për publikun. Edhe ditarin e mbaj akoma, por jo çdo ditë sepse koha është kufizuar shumës.

Kush janë artistët shqiptar me renomei sot në Gjermani dhe në Botë ?

Njoh disa artistë shqiptar. Momentalisht mund shumë të mburremi me: Anri Salen, Sislej Xhafen, Petrit Halilajn dhe shumë të tjerë. Por nuk duhet t’i harrojmë piktorët e mëdhenj që kemi pasur, si Ibrahim Kodren, Xhelosh Gjokën e shumë të tjerë.

Sa i përket artit tim, unë kam krijuar artin që nuk i ngjanë artve të tjera. Shumica flasin për tredimenzionalitetin e artit tim, spse unë përdori shumë ngjyrë dhe ngjyrën e shpërndaj në pëlhurë me duar. Domethënë penelin e përdori më pak se duart. Këtë mund ta shihni në you tube dhe vimeo.

Sa ekspozita ke pasur deri tani, gjegjesisht cilat planifikoni momentalisht?

Sa i përket ekspozitave, duhet të kem pasur mbi 200 ekspozita, më e reja që do ta mbajë do të jetë më 5.shtator në Muzeun e Willingshausen dhe do të hapet në ora 16:00.

Këte ekspozite ia kushtoj vendit Shwalm dhe drejtorit te Muzeut Helmut Geissel, i cili më kishte lutur që për lamtumirën e tij nga muzeu të bëjë një ekspozitë për të. Ai ka merita të mëdha për punën e tij dhe tani është shumë i sëmure.

Për mua ishte nder i madh që ai mua më kërkoi të bëja ekspozitën e fundit për të.

Fakti më i rëndësishëm është koleksoini  më i madh i artit në Gjermani Würth. Për Z. Würth, në porosi të gruas së tij bëra një pikturë 10 metërshe që sot është në Muzeum më të ri të po kësaj familje që është hapur më 28.6.2020.

Ky koleksion i madh posedon shumë piktura të rëndësishme të miat. Përndryshe ka shumë koleksione të artit që posedojnë artin tim. (Potali Shqip.de)

Të fundit

Plisi, një histori

Plisi ia jep shkëlqimin paraqitjes së shqiptarit. Në paqe e në luftë. Në zi e në festë. Është simboli i krenarisë personale e kombëtare. Bartësi...

Hapave – Selajdin Gashi

Hapave Të tu gjithnjë kam ecur Ku shputat tua linin gjurmo I sigurtë shkelja me nxitim Koha të mos na ikën; të na vijo pas Fjala jote e buto,...

Salih Mustafa, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj 3 të parët të arrestuar nga Specialja

Gjykata Speciale ka nisur arrestimet në Kosovë. Ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafa është personi i parë i arrestuar nga Specialja. Ai u arrestua ditën...

Flet Shkurte Fejza: Është ndezur drita e kuqe për muzikën popullore, po luftohet pamëshirshëm nga diankë dhe injorantë

Emri dhe zëri i saj është i njohur në gjithë shqiptarinë. Me të drejtë quhet bilbili i këngës shqipe. Me zërin e saj dhe...

Të tjera nga rubrika

Plisi, një histori

Plisi ia jep shkëlqimin paraqitjes së shqiptarit. Në paqe e në luftë. Në zi e në festë. Është simboli i krenarisë personale e kombëtare. Bartësi...

Hapave – Selajdin Gashi

Hapave Të tu gjithnjë kam ecur Ku shputat tua linin gjurmo I sigurtë shkelja me nxitim Koha të mos na ikën; të na vijo pas Fjala jote e buto,...

Salih Mustafa, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj 3 të parët të arrestuar nga Specialja

Gjykata Speciale ka nisur arrestimet në Kosovë. Ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafa është personi i parë i arrestuar nga Specialja. Ai u arrestua ditën...

Flet Shkurte Fejza: Është ndezur drita e kuqe për muzikën popullore, po luftohet pamëshirshëm nga diankë dhe injorantë

Emri dhe zëri i saj është i njohur në gjithë shqiptarinë. Me të drejtë quhet bilbili i këngës shqipe. Me zërin e saj dhe...