2.8 C
Pristina
E premte, 22 Janar, 2021

Protesta për Xhaminë e Prishtinës, reagon Thaçi: Ndihem krenar që e vura gurthemelin e saj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas protestës së sotme që u mbajt në Prishtinë, kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe. Ai ka thënë se është krenar që ka vënë gurthemelin e kësaj xhamie, raporton Express

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi ka përmendur edhe ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, duke thënë se ndihet krenar që bashkë me të ka vënë gurthemelin e Katedrales në Prishtinë.

Ndjehem mirë dhe krenar, që së bashku me kreun e komunitetit të besimtarëve të krishterë dhe me Presidentin Rugova kemi vënë gurthemelin e Katedrales në Prishtinë.

Po ashtu, ndjehem mirë dhe krenar, që së bashku me kreun e komunitetit të besimtarëve myslimanë dhe me Presidenten Jahjaga e vumë edhe gurthemelin e Xhamisë në Prishtinë”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi shton se Kosova është shembulli më i mirë në rajon dhe më gjerë, për tolerancën dhe bashkëjetesën fetare ndër shekuj.

Askush nuk ka asnjë arsye që të ndjehet i fyer, i anashkaluar apo i privilegjuar mbi baza fetare në shtetin tonë modern. Protesta dhe shprehja e pakënaqësisë janë vlera demokratike në shoqërinë tonë, por ato asnjëherë nuk duhet të shërbejnë për nxitjen e urrejtjes ndërfetare dhe ndëretnike”, ka shkruar Thaçi.

Ndërkohë, sot në Prishtinë një grup qytetarësh ka protestuar duke kundërshtuar ndërtimin e xhamisë.

Të fundit

Mërgatë e dashur, a jeni gati?

Shkruan: Arbër Paçarizi Mërgatë e dashur, a jeni gati? Nga nesër të gjithë ju që nuk mund të vini në Kosovë mund të aplikoni për tu...

Origjina shqiptare sipas burimeve të vjetra dhe më të reja

Nga Abraham Gashi Çështja e origjinës së shqiptarëve ka qenë dhe mbetet temë kryesore në studimet e sotme në fushën e antropologjisë, gjuhësisë apo arkeologjisë,...

Shqiptarët e Zvicrës, në mes të integrimit dhe diskriminimit

Numër i madh i publikimeve në mediat dhe portalet shqiptare për të arriturat individuale të shqiptarëve në Zvicër në fushat e ndryshme të jetës...

Vaksinat e para anti-Covid në Kosovë në fund të janarit, kontingjenti tjetër në shkurt

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë sot të ditur se janë siguruar 500 mijë vaksina antiCOVID-19 nga Pfizer. Telegrafi mëson se vaksinat...

Të tjera nga rubrika