13.3 C
Pristina
E martë, 15 Qershor, 2021

PSE DO TË VOTOJ KUNDËR TEJE ?

Do të votojë kundër teje që nuk e mbajte premtimin. Do të votoj kundër teje se theve besimin. Do të votojë kundër teje se më shkatërrove vendin.

Shkatërrove të ardhmen e fëmijëve, të rinjve dhe shkatërrove të ardhmen e popullit tim. Shkatërrove dhe nëpërkëmbe punëtorin.

Do të votojë kundër teje se në kurriz të popullit tim u bëre i pasur.

Do të votojë kundër villave, fabrikave dhe makinave tua luksoze, që i bleve në kurrizin tonë.

Do të votojë kundër teje dhe kundër luksit tënd.

Do të votojë kundër mendjemadhësisë së gruas tënde të llastuar, që bën shtatë palë qejfe me paratë e popullit tim.

Do të votoj kundër teje që djali yt i pashkolluar krenohet para meje me parat e vjedhura nga ti, prej popullit tim.

Do të votoj kundër teje që vajza jote nuk ia din vlerën shoqëris dhe atdheut.

Do të votojë kundër teje se e varfërove popullin tim.

Do të votojë kundër teje se e shite shtetin tim.

Do të votoj kundër teje se e shite atdheun tim.

Do të votojë kundër teje se për fajin tënd po ikin rinia e Kosovës.

Do të votojë kundër teje se e keqpërdore postin që ta besuam.

Do të votoj kundër teje se bashkëpunove me armikun tonë.

Do të votojë kundër teje, kundër arrogancës tënde dhe kundër haraqit tënd.

Do të votojë kundër mendjemadhësisë tënde.

Do të votojë kundër idiotizmit tënd. Do të votoj kundër mos respektit tënd.

Do të votojë kundër teje se e shkatërrove drejtësinë, arsimin, shëndetësinë, kulturën.

Shkatërrove fabrikat, ekonominë, bujqësinë. Shkatërrove tokat, ujin, ajrin, fushat, pyjet. Shkatërrove shkollat, spitalet. Shkatërrove edhe SHPRESËN e cila për ne ishte gjithçka.

Do të votojë kundër teje se je hajn, kriminel e bandit.

Do të votojë edhe kundër injorancës tënde.

Do të votojë kundër premtimeve të tua të pambajtura dhe gënjeshtrave.

Do të votojë kundër teje, se faji yt mbetëm të izoluar.

Do të votojë kundër teje se faji yt jemi të papunë.

Do të votojë kundër krimeve dhe vrasjeve tua.

Do të votojë kundër teje për rastin Stenta.

Do votoj kundër teje për rastin Veteranët.

Do të votoj kundër teje për rastin Dehari.

Do të votojë kundër teje për hir të jetimëve.

Do votoj kundër teje për hir të skamnorëve.

Do të votojë kundër teje se je i poshtër, je pis, je bandit, je qelbësirë, je gënjeshtar, je bërllog, dhe je mbi të gjitha faqezi.

Do të votoj kundër teje se invalidi vdiq si shkak i pamundësis për shërim.

Do të votoj kundër teje se veterani mbledh kanaqe.

Do të votoj kundër teje se dëshmorit po i humb gjaku i derdhur për liri.

Do të votoj kundër teje se fëmija i dëshmorit ska buk për të ngrën.

Do të votoj kundër teje se të pagjeturit janë duke “kërkuar” ende ndihmë nga ne.

Do të votoj kundër teje se mbi 70 veteran pas lufte kanë bërë vetëvrasje si shkak i varfëris.

Do të votoj kundër teje se ti e shite gjithqka tonën mbi këtë dhe. Na shite tokën, qiellin, ujin, idealin, nderin, gjuhën, kulturën, traditën, dhe dinjitetin.

Do të votojë kundër surratit tënd të neveritshëm. S ‘dua të ta shoh më surratin tënd as në TV.

Do të votojë kundër teje që mos të vish më në Kuvend, në Qeveri dhe në asnjë institucion tjetër. Do votoj kundër teje që mos të vish as në Komunën time.

Do votoj kundër teje qe mos të vish as në fshatin tim…

Do votoj kundër teje, se unë dua të ta humbi fuqin ty.

Do votoj kundër teje, se unë dua të të dëmtoj ty.

Do të votoj kundër teje, se unë dua të ta shkatërroj jetën ty, ashtu siq ma ke shkatërruar ti jetën mua dhe popullit tim për 20 vite…

Arbër S. Paçarizi
Dragobil- Malishevë
23.01.2021

Të fundit

AH, KJO MITROVICA

(Satirë politike) Kjo Europa plakë n’mes të Mitrovicës Ç’na e la për sherr kambën e Krajlicës, Kush e mbolli mitin kujt i ra ndërmend Bela mes Ballkanit si...

PSE DO TË VOTOJ KUNDËR TEJE ?

Do të votojë kundër teje që nuk e mbajte premtimin. Do të votoj kundër teje se theve besimin. Do të votojë kundër teje se...

Katerdralja e pishtarëve dhe humanistëve kombëtarë

Katedralja Nëna Terezë në Prishtinë nuk është vetëm fetare. Është simbol i kujtesës, i dokumentimit të qenjes sonë kombëtare. Simbol i lashtësisë, zhvillimit, mbijetesës, rilindjes....

Mërgatë e dashur, a jeni gati?

Shkruan: Arbër Paçarizi Mërgatë e dashur, a jeni gati? Nga nesër të gjithë ju që nuk mund të vini në Kosovë mund të aplikoni për tu...

Të tjera nga rubrika

AH, KJO MITROVICA

(Satirë politike) Kjo Europa plakë n’mes të Mitrovicës Ç’na e la për sherr kambën e Krajlicës, Kush e mbolli mitin kujt i ra ndërmend Bela mes Ballkanit si...

PSE DO TË VOTOJ KUNDËR TEJE ?

Do të votojë kundër teje që nuk e mbajte premtimin. Do të votoj kundër teje se theve besimin. Do të votojë kundër teje se...

Katerdralja e pishtarëve dhe humanistëve kombëtarë

Katedralja Nëna Terezë në Prishtinë nuk është vetëm fetare. Është simbol i kujtesës, i dokumentimit të qenjes sonë kombëtare. Simbol i lashtësisë, zhvillimit, mbijetesës, rilindjes....

Mërgatë e dashur, a jeni gati?

Shkruan: Arbër Paçarizi Mërgatë e dashur, a jeni gati? Nga nesër të gjithë ju që nuk mund të vini në Kosovë mund të aplikoni për tu...