11.1 C
Pristina
E shtunë, 24 Prill, 2021

Reporterët e luftës – miti dhe realteti i një profesioni

Shkrimi i Martin Gerner

Rreth Autorit

Martin Gerner

Martin Gerner raporton si autor i pavarur dhe gazetar i fotografive që nga viti 2001 nga rajonet e luftës dhe krizës për radio ARD, Deutschlandradio dhe mediat gjermane dhe të shkruara në internet. Para kësaj, redaktor dhe reporter në Deutschlandfunk. Kineasti fitues i çmimeve (Gjenerata Kunduz; ushtria më e vogël në botë). Në ndërtimin e një peizazhi të ri mediatik në Afganistan, ai trainoi një numër të konsiderueshëm gazetarësh të rinj afganë. Ligjërues privat për media, kërkime të konflikteve dhe kompetencë ndër-kulturore në universitetet gjermane dhe ndërkombëtare.

Reporterët e luftës- miti dhe realteti i një profesioni

 Kam mësuar se ata që nuk ishin në luftë, ka shumë të ngjarë, marrin më shpesh emërimin e  termit reporter të luftës. Janë mediat në atdhe që bëjnë këtë. Ky vlerësim i diskutueshëm i kolegëve profesionistë prodhon të gjitha llojet e miteve dhe keqkuptimeve. Reporter lufte quhet tashmë edhe ai që kthehet nga misionet e shkurtra.

 Edhe atëherë kur media e tregon rrallë këtë, ka normalitet edhe në luftë. Ajë që ndryshon janë të shumtën kushtet: Kështu burrat e armatosur buzë fushës së futbollit janë pjesë përbërës te “lojës”, si  këtu në ndeshjen ndërkombëtare të futbollit midis Afganistanit dhe Pakistanit më 20 gusht 2013. Foto: Martin Gerner.

Vitet që kam punuar në Irak, Lindjen e Mesme, Afrikë, Turqi dhe Afganistan, por edhe kam jetuar atje, ndihmojnë të kuptsh: lufta është më shumë sesa fronti ogurzi. Lufta është mbi të gjitha mungesa e sigurisë: tingulli i droneve dhe të shtënave me armë në ajër. Të rinjtë mbledhin pjesët e trupit nga pema. Gratë pas hekurave si viktima të përdhunimit. Të burgosurit e burgut që blenë lirinë  e tyre për të dalë. Shtetet që mund të shantazhohen janë po aq të korruptuara. Qeveritë që nuk mund të mbrojnë veten kundër armiqve të brendshëm dhe të jashtëm. Nëse perëndimi i përgjigjet kësaj me ndërhyrje ushtarake, është veçanërisht nëse beson se burimet e saj dhe ndikimi strategjik janë në rrezik. Ushtria ndiqet nga punëtorët e zhvillimit, tani një industri e pavarur, e cila nganjëherë acaron konfliktet.

Si ushtria, ashtu dhe organizatat humanitare ndiqen nga media, gazetarët dhe fotografët në konflikt. “Pushteti i katërt” (media) shëndrrohet çuditërisht shpesh në një vegël për njoftime zyrtare. Lufta e Vietnamit në vitet 1960, porta e fundit për raportime kritike në luftën e lejuar nga ushtria, duket të ketë mbetur vetëm një kujtim i zbehtë për brezin e ri. Në luftërat e sotme, përfshirja mbizotëron raportimin. (Foto) gazetarët i nënshtrohen rregullave të menaxhimit të mediave ushtarake. Prandaj, imazhet mund të fshihen në çdo kohë. Kjo ju bën të nënshtuar. Ju japin partnerë të udhëtimit, akomodim dhe persona për intervistim më kushte preferenciale. Shumë reporterë e konsiderojnë një marrëveshje të mirë. Puna e rëndësishme, mendojnë ata, sepse bëhet fjalë për ushtarët tanë, ose aleatët tanë të supozuar.

Përfshirja si rregull (shprehi)

Përfshirja (Inkuadrimi) zgjat disa ditë, rrallëherë disa javë. Por është rregull për mediat e shkruara dhe agjencive. Kjo gjithashtu ndjek konsideratat ekonomike. Raportet nga jashtë kushtojnë kohë dhe para, kërkojnë hulumtime të konsiderueshme dhe ndihmën e udhëzuesve dhe përkthyesve lokalë. Vlera e shtuar gazetareske, thuhet shpesh nga ekipi redaksional, vihet në dyshim. Kështu, popullsia e vendit ku bëhet ndërhyrja, shpesh lihet jashtë dhe konteksti i luftës humbet nga pamja. Për shembull, Al Kaida dhe Taliban ende kanë axhendat e ndryshme në Afganistan (globale përkundrejt atyre të vendit). Por për vite me radhë na lënë në besimin se ato janë një dhe të njëjtat.

Mediat si duket janë pajtuar me përfshirjen. Kritika për të, për shembull në Luftën e Dytë të Gjirit, zgjati vetëm pak kohë. (Foto) narrativat gazetareske, janë vazhdimisht në rrezik të forcojnë narracionet e heroit, ndërsa në realitet mbizotërojnë pafuqia dhe alivanosja. Reporteri i gazetës “Zeit”, Ulrich Ladurner, një herë gjatë hulumtimit të tij në Kundush përjetoi këtë: “Kur mbërrita në kampin gjerman, isha i bindur që ndërhyrja e Bundesverit ishte e pashpresë. Por atëherë takova gjermanët. Kur dola nga kampi, ishte si të dilja nga një lavatriçe gjigande. Unë kundërmoja nga optimizmi. Ishte si një mrekulli. Por efekti i saj nuk zgjati shumë.” Ai e rrëfen këtë në një libër, jo në gazetë. Një dallim i rëndësishëm.

Përherë janë redaksitë në shtëpi ato që vendosin për temën dhe fokusimin. Njohuritë dhe imagjinata e tyre janë të kufizuara gjeografikisht, por edhe në aspektin kulturor: larmija në një vend lufte, i cili vë në pikëpyetje botëkuptimin tonë, është kaq i vështirë për tu pranuar. Me këtë rast larmia është aq rele: Burka dhe ferexhja zakonisht nuk janë përparësia e parë e grave në konflikt dhe fshatarët në vendet muslimane shpesh janë më të interesuar për përparimin e vajzave të tyre nga sa supozojmë zakonisht. Kështu, imazhi i luftës kalon në një gjendje jostabile. Charlotte Wiedemann, një autore e pavarur, thotë në librin e saj “Nga përpjekja, të mos shkruash bardhë”: “Ashtu siç trupi diplomatik përfaqëson interesat politike dhe ekonomike të Gjermanisë, kështu korrespondentët janë trupi për mbrojtjen e botëkuptimit tonë”. E njëjta gjë vlen edhe për fotoreporterinë. Fotografia e një gruaje në një burka tregon se ku jemi. Në të njëjtën kohë ajo ndryshon pamjen. Pse tjetër sot mendojnë  lexuesit e shumtë se gratë në Afganistan veshin burka edhe në dhoma të mbyllura mbi kokë?

Njohuritë dhe prezantimi i besueshëm kërkojnë kohë. Të dyja janë pak e më pak të pranishme në botën e medias dixhitale. Përpara (dikur) korrespondentët kalonin më shumë kohë për të vizituar zonën e tyre të raportimit. Sot kjo mungon. Media gjermane në luftën afgane që nga viti 2001, ka hequr dorë pothuajse tërësisht nga korrespodentët e përhershëm në vend. Zbukurimi i ushtrisë dhe, po, pjesërisht edhe e organizatave ndihmëse është më e lehtë. Afganistani dhe Iraku tregojnë në mënyrë të shkëlqyeshme se si media udhëhiqen gjithashtu nga agjendat e industrisë së ndihmës për zhvillim dhe akterët e saj. Disa ndihma dështojnë. “Pse-ja” shpesh mbetet e pareflektuar. Raportet e suksesit për shtëpi (atdhe) duken veçanërisht të rëndësishme, mundësisht të ilustruara mirë me fotografi.

E ashtuquajtura “elegancë e konfliktit” mbetet kryesisht e pareflektuar në raportim:

Raportimi nga lufta është gjithashtu një histori me sovranitet interpretues perëndimor. Ndoshta nuk ka asnjë alternative për të treguar vuajtjet e të tjerëve, por megjithatë mbetet një instrument i fuqisë vizuale të interpretimit. Aty ku ekzistojnë varësi ekonomike dhe humanitare, dialogu dhe fotografia në nivelin e barazpeshuar është i vështirë. Empatia e fotografëve me viktimën shpesh më duket se është e shpifur, pak e vërtetë. Sepse vazhdojnë në vendin tjetër ose fushën tjetër të betejës. Ta themi qartë, në fotografitë e luftës manifestohet në një konflikt i intensifikuar Veri-Jug.

Rëndësia e perspektivave lokale

(Foto) reporterët lokalë shpesh kanë qasje më të mirë te njerëzit dhe shoqëria. Ne nuk i njohim shumicën e tyre. Ata zhduken në mënyrë anonime pas akronimit të agjencive të lajmeve. Kolegët e agjensive që fluturojnë nga perëndimi përfitojnë nga puna e tyre përgatitore. Gazetarët lokalë janë  gjithmonë në rrezik më të madh dhe janë menjëherë në vendin e një sulmi, vit pas viti. Sidoqoftë, ata nuk janë as përafërsisht të siguruar sa kolegët e tyre ndërkombëtarë: një shoqëri me dy klasa. Shpesh ne i perceptojmë fotografitë dhe raportet e këtyre reporterëve dhe fotografëve vendas, kur qasja në konflikt bëhet më e vështirë për ne, si në luftën Siriane. Ose kur është politikisht e përshtatshme (oportune) të hapeme ndaj punës së tyre, siç ndodh gjatë debatit për refugjatët. Me vite e këshillova mikun dhe kolegun tim, fotoreporterin afgan, Massoud Hossaini, të insistonte në të njëjtën mbrojtje sigurimesh nga agjensia e tij e njohur e lajmeve. Ai hezitonte. Sërish dhe përsëri hezitonte. Vetëm pasi ai mori ämimin Pulitzer në duar ai mori guxim: “Tani me siguri nuk do të më nxjerrin jashtë, nëse pyes për këtë.”

 

Të fundit

AH, KJO MITROVICA

(Satirë politike) Kjo Europa plakë n’mes të Mitrovicës Ç’na e la për sherr kambën e Krajlicës, Kush e mbolli mitin kujt i ra ndërmend Bela mes Ballkanit si...

PSE DO TË VOTOJ KUNDËR TEJE ?

Do të votojë kundër teje që nuk e mbajte premtimin. Do të votoj kundër teje se theve besimin. Do të votojë kundër teje se...

Katerdralja e pishtarëve dhe humanistëve kombëtarë

Katedralja Nëna Terezë në Prishtinë nuk është vetëm fetare. Është simbol i kujtesës, i dokumentimit të qenjes sonë kombëtare. Simbol i lashtësisë, zhvillimit, mbijetesës, rilindjes....

Mërgatë e dashur, a jeni gati?

Shkruan: Arbër Paçarizi Mërgatë e dashur, a jeni gati? Nga nesër të gjithë ju që nuk mund të vini në Kosovë mund të aplikoni për tu...

Të tjera nga rubrika

AH, KJO MITROVICA

(Satirë politike) Kjo Europa plakë n’mes të Mitrovicës Ç’na e la për sherr kambën e Krajlicës, Kush e mbolli mitin kujt i ra ndërmend Bela mes Ballkanit si...

PSE DO TË VOTOJ KUNDËR TEJE ?

Do të votojë kundër teje që nuk e mbajte premtimin. Do të votoj kundër teje se theve besimin. Do të votojë kundër teje se...

Katerdralja e pishtarëve dhe humanistëve kombëtarë

Katedralja Nëna Terezë në Prishtinë nuk është vetëm fetare. Është simbol i kujtesës, i dokumentimit të qenjes sonë kombëtare. Simbol i lashtësisë, zhvillimit, mbijetesës, rilindjes....

Mërgatë e dashur, a jeni gati?

Shkruan: Arbër Paçarizi Mërgatë e dashur, a jeni gati? Nga nesër të gjithë ju që nuk mund të vini në Kosovë mund të aplikoni për tu...