16.1 C
Pristina
E mërkurë, 28 Tetor, 2020

Shkodrës së shpejti i shtohet Muzeu Idromeno

Kolë Idromeno, autori i Xhokondës shqiptare, “Motra Tone”, lindi në Shkodër, më 15 gusht 1860.

Duke përkujtuar këtë figurë mjaft interesante i cili la gjurmë në artin shqiptare, Kryeministri Rama, në rrjetin social Facebook, shprehet se, “Idromeno ishte sa piktor, po aq fotograf, sa skenograf po aq skulptor, sa arkitekt po aq edhe zotërues i artit epistolar dhe partiturave muzikore. Ishte geg nga Saraçët e t’amblit, po aq sa arvanit nga Idromenot e lisit. Amalgamë e hatashme e Shqipërisë bizantine dhe asaj romane, përkatësinë e dyfishtë ndaj dy universeve të një gjaku, e kishte të skalitur në emrin e tij të pagëzimit, Spiridhon, shenjti mirëbërës i Korfuzit, njësoj i veneruar, si nga ortodoksët po ashtu edhe nga katolikët”.

“Midis katedrales katolike të Korfuzit dhe rrugës që të çon në pallatin e vjetër të familjes stradiote Riki, aty ku janë mbledhur galeritë e piktorëve dhe antikuarëve, ndodhet edhe sot rruga Idromeno, dëshmi e gurrës së pandërprerë krijuese që rrodhi në dejet e kësaj familje arbëreshe, pargaliote dhe hidriote dhe që Korfuzit, krenarisë së Sinjorisë venedikase, i dha dhaskalë e klerikë të ndershëm”, vijon Rama.

“Gjithë kjo sintezë adriatiko-joniane ngjizi, bashkë me talentin e dhënë nga Zoti, Idromenon e “Motrës Tone” dhe mrekullive të tjera plastike që njohim apo ende jo sa duhet, por edhe Idromenon e orkestrës Daullja te Palok Kurtit, Idromenon e Dritëshkronjës me të njëjtin emër dhe Idromenon e eksperimentit të “theatrit elektrik”, belbëzim i kinemave të para’, thotë Rama në nder te figurës së tij”, tha Rama.

Rama bën të ditur se Muzeu Idromeno, do t’i shtohet Shkodrës si një destinacion kulturor, akademik e turistik.

“Figurë jashtëzakonisht tërheqëse dhe gur këndor në artet shqiptare, Kole Idromeno e ruan edhe sot e gjithë ditën misterin e tij që veç pret të zbulohet e të kundrohet në vijim, në ndërkohën që bashkë me Luçianon, drejtorin ekcentrik e pasionant të muzeut “Marubi”, shpëtimtar i mijëra filmave të aparatit fotografik të dinastisë së madhe shkodrane e europiane të Marubëve, po punojmë për Muzeun Idromeno, i cili do t’i shtohet Shkodrës si një destinacion kulturor, akademik e turistik”, u shpreh Rama në mbishkrimin e tij.

Të fundit

Plisi, një histori

Plisi ia jep shkëlqimin paraqitjes së shqiptarit. Në paqe e në luftë. Në zi e në festë. Është simboli i krenarisë personale e kombëtare. Bartësi...

Hapave – Selajdin Gashi

Hapave Të tu gjithnjë kam ecur Ku shputat tua linin gjurmo I sigurtë shkelja me nxitim Koha të mos na ikën; të na vijo pas Fjala jote e buto,...

Salih Mustafa, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj 3 të parët të arrestuar nga Specialja

Gjykata Speciale ka nisur arrestimet në Kosovë. Ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafa është personi i parë i arrestuar nga Specialja. Ai u arrestua ditën...

Flet Shkurte Fejza: Është ndezur drita e kuqe për muzikën popullore, po luftohet pamëshirshëm nga diankë dhe injorantë

Emri dhe zëri i saj është i njohur në gjithë shqiptarinë. Me të drejtë quhet bilbili i këngës shqipe. Me zërin e saj dhe...

Të tjera nga rubrika