Të paktën 44 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të së martës në Ferizaj.
Qazim Reka, major i Policisë, ka thënë se numri i të lënduarve nga shpërthimi i sotshëm i bombolës së gazit në një lokal gastronomie në Ferizaj, është 44.
Sipas tij, deri në orën 17:00, 14 prej tyre po trajtohen nga Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Nga informatat e mëhershme të Policisë, dy qytetarë kanë pësuar djegie më të rëndë dhe janë në rrezik për jetën.