12.5 C
Pristina
E enjte, 22 Prill, 2021

Virusi Korona sfidë e rëndë për sportin e Kosovës: Kërkohet dora e shtetit

Virusi Korona zuri pisk, pa dallim, gjithë botën.

Në këtë vazhdë ,të zitë e ullirit po heqin edhe veprimtaritë sportive.

me muaj të tërë është në luftë me këtë krijesë të padukshme shumë të rrezikshme, madje edhe vdekeprurëse. Probleme I solli edhe sportit, që me pak përjashtime, ndërpreu stërvitjet pa dhënë datën se deri kur do të vazhdojnë të bëjnë stërvitje në shtëpi, të vetëngujuar..

Dekani i Fakultetit të Edukimit fizik dhe të Sportit, Prof. Dr. Musa Selimi, është i brengosur me këtë gjendje.

“Pandemia si tërë botën ashtu edhe Kosovën na gjeti të papërgatitur, dhe, si i panjohur, na ka bërë shumë telashe, sidomos në aspektin psikologjik. Sportistët përnjëherë i ndalën aktivitetet dhe ndërprerja e veprimtarive ka berë që ata të mos jenë në nivelin e duhur”, shpreh shqetësimet e tij për Portalin Shqip.

I shqetësuar duket edhe kryetrajneri I Klubt të Futbollit Ferronikeli, Afrim Tovërlani, I cili I njeh në thelb rrethanat e krijuara nga Pandemia e Virusit Korona…

“Pandemia e gjeti sportin në Kosovë të hutuar dhe të papërgatitur si në te gjithë botën. Mirëpo, shtetet e zhvilluara, shpejtë arritën të krijojnë plane dhe ndonjë strategji, duke i kushtuar rëndësi të madhe Kovidit në lidhje me sportin. Tek ne ngecëm dhe nuk pati ndonjë platformë apo plan në vecanti për sportin, si ambasadorin më të mirë të Kosovës. Pastaj, ndërrimet në qeveri dhe ngadalësimi i veprimeve të duhura dhe të planifikuara”.
Si pasojë e Pandemisë, Federata e Basketbollit e Kosovës, mori vendim që të ndërpriten të gjitha veprimtaritë. Ishte ky një hap I vështirë, por sipas drejtuesve të këtij sporti, i domosdoshëm, sepse hapi I tillë u ndërmorr për të ruajtur shëndetin e sportistëve.
Elvira Dushku, sekretare e përgjithshme e Federatës së Basketbolllit të Kosovës, ka këtë pikëpamje:

Si cdo sferë të jetës që e ka gjetur të papërgatitur në të gjithë botën, pra jo vetëm në Kosovë, e ka gjetur edhe sportin në vendin tonë. Ngjashëm si e gjithë bota edhe ne kemi qenë të papërgatitur”, u shpreh shkrurt për Portalin Shqip…

Po këtë shetësim e ka edhe ish-hendbollistja e Prishtinës dhe kapitenja e Kombëëtares së Kosovës, Admire Hasani – Tovërlani.

“Pandemia Kovid 19 që ka kapluar gjithë botën, ka ndikuar që edhe në Kosovë të pezullohen të gjitha aktivitetet sportive . Edhe sportin ksovar kjo pandemi e gjeti në halle të mëdha. Por edhe më sheqësuese është dërprerja e stërivjteve dhe arave, madje edhe në areën ndërkombtëtare në nivel klubesh e kombëtaresh”.

Por, cilat janë pasojat që po i vuan e do t’i vuaj sporti i Kosovës në rrafshin vendor dhe ndërkombëtar?

Dekani i Fakultetit të Edukimit fizik dhe të Sportit, Prof. Dr. Musa Selimi shprehet:
“Pasojat janë evidente dhe duhet me kujdes të merremi me to; të gjithë faktorët relevantë në sportin kosovar”.

Përtej kësaj, kryetrajneri i Ferronikelit, për Portalin Shqip, vlerëson:
“Pasojat janë të shumëanshme si në rrafshin vendor, poashtu edhendërkombëtar. Në atë vendor nuk ka testime të mjaftushme dhe më të shpeshta. Nuk lejohen stërvitjet dhe nuk dihet se cka në të ardhmen e afërt e lëre me dicka më larg. Nuk është ndihmuar sa duhet me mjete financiare sporti në këtë kohë pandemie. Nuk jemi të sigurt në vendimet që merren dhe nuk e dijmë se cka mund të ndodhë të nesërmen. Ka edhe shumëcka, por një është e sigurt: nëse nuk do të shtrohet gjërë e gjatë tema e sportit në lidhje me pandeminë, do të kemi pasoja shumë të rënda dhe ngecje të madhe”.
-Po në rrafshin ndërkomëtar?

Në rrafshin ndërkombëtar nuk kam nevoëj as ta elaboroj, sepse shembujt si Prishtina dhe Drita flasin më së miri se cfarë janë dëmet. Nuk kemi laborator të licencuar nga UEFA dhe instancat e tjera ndërkombëtare. Humbën shumë mjete dhe në sytë e opinionin brenda dhe jashtë po dukemi si palaco. Shtetit nuk i dëgjohet zëri në masën që duhet të mbrojë sportin dhe klubet në arenën ndërkombëtare. Sportin e përdorin vetëm në ndeshje të caktuara dhe para zgjedhjeve. Kjo nuk është e drejtë”, thotë njëri ndër trajnerët më të trofeshëm në Kosovë”.

Pasojat pothuase të ngjashme do t’i vuaj edhe basketbolli. Elvira Dushku thotë:
Pasojat tashmë kemi filluar t’i ndjejmë në të dyja rrafshet, si atë vendor ashtu edhe atë ndërkombëtar.

Sigurisht, në aspektin financiar jemi më së shumti të dëmtuar, i gjithë sporti, pra jo vetëm basketbolli. Në anën tjetër mosmarrja me sport po na kushton shumë si në aspektin sportiv ashtu në atë mental. Të gjithë e dimë që sporti ka ndikim të fuqishëm në shëndetin mental të njeriut, andaj është shumë e rëndësishme që dalëngadalë të fillojmë të kthehemi nëpër terrenet sportive”.

Admire Hasani – Tovërlani është e qartë…
Pasoja ka dhe do të ketë, si në gara vendore, ashtu edhe në ato ndëkombëtare. Është normale që sportistët të ushtrojnë në mënyrë individuale, por ato nuk janë njësoj si ato grupore, kështu që do të jetë e qartë se sportistët mos të kenë formën e duhur në fillim të garave”.
Por, cilan është udhëdalja?
Zgjidhja më e mirë do ishte organizimi i debateve të shpeshta, tryezave dhe marrjes së informacioneve nga vendet e zhvilluara dhe aferisisht të njejta me ne, si dhe reflektimi më i madh i institucioneve të shtetit, KOK-ut e të Federatave, në mënyrë që të jemi pranë sportistëve në këto kohë të vështira”ka thënë Musa Selimi.

Zgjidhja sipas meje është se duhet të gjitha federatat së bashku me Ministrinë e Sportit e Komitetin Olimpik të ulen dhe të diskutojnë se cilat janë mënyrat për të mos ndalur dhe ngecur sportin. Kjo duhet të jetë temë kombëtare dhe të nxirret më e mira për kohën sa do të duhej të bashkëjetojmë me Kovidin”, thotë Afrim Tovërlani. ”Lehtë është të rrish në kolltuk dhe me deklarata apo veprime boshe të thuhet për sportin se do bëjmë kështu apo ashtu. Është koha e veprimeve dhe vendimeve urgjente në këtë temë në të mirë jo vetem të sportit, por edhe të shtetit”.

Dorën e institucioneve të Kosovës e kërkon edhe Elvira Dushku…

Zgjidhja është që Qeveria të bashkëpunojë ngushtë me Federatat Sportive dhe që së bashku të fillojmë të punojmë në atë drejtim që të mësohemi të ballafaqohemi me pandeminë duke e praktikuar sportin.
Është më se e qartë se kjo pandemi do të jetë edhe për një kohë të gjatë në mesin tonë, andaj ne duhet të fillojmë të përgatitemi të jetojmë me të dhe në të njëjtën kohë të organizohemi që të vazhdojmë jetën duke u kujdesur maksimalisht dhe duke iu përmbajtur udhëzimeve dhe masave të Qeverisë, por edhe të Federatave që i kanë përgatitur këto udhëzime”.

Admire Hasani – Tovërlani shton se është me rëdësi qasja praktike me sportistët…
Sipas meje, sportistët duhet të vazhdojnë të ushtrojnë duke mbajtur distancën fizike. Të bëjnë ushtrime në natyrë , vrapime, për të ruajtur formën e tyre fizike me shpresen se së shpejti do të kalojë kjo gjendje në të cilën jemi, që sa muaj dhe t’i kthehen jetës sportive nëpër vendet e tyre”.

Musa Selimi

Afrim Toverlani

Elvira Dushku

Admire Hasani

Të fundit

AH, KJO MITROVICA

(Satirë politike) Kjo Europa plakë n’mes të Mitrovicës Ç’na e la për sherr kambën e Krajlicës, Kush e mbolli mitin kujt i ra ndërmend Bela mes Ballkanit si...

PSE DO TË VOTOJ KUNDËR TEJE ?

Do të votojë kundër teje që nuk e mbajte premtimin. Do të votoj kundër teje se theve besimin. Do të votojë kundër teje se...

Katerdralja e pishtarëve dhe humanistëve kombëtarë

Katedralja Nëna Terezë në Prishtinë nuk është vetëm fetare. Është simbol i kujtesës, i dokumentimit të qenjes sonë kombëtare. Simbol i lashtësisë, zhvillimit, mbijetesës, rilindjes....

Mërgatë e dashur, a jeni gati?

Shkruan: Arbër Paçarizi Mërgatë e dashur, a jeni gati? Nga nesër të gjithë ju që nuk mund të vini në Kosovë mund të aplikoni për tu...

Të tjera nga rubrika

AH, KJO MITROVICA

(Satirë politike) Kjo Europa plakë n’mes të Mitrovicës Ç’na e la për sherr kambën e Krajlicës, Kush e mbolli mitin kujt i ra ndërmend Bela mes Ballkanit si...

PSE DO TË VOTOJ KUNDËR TEJE ?

Do të votojë kundër teje që nuk e mbajte premtimin. Do të votoj kundër teje se theve besimin. Do të votojë kundër teje se...

Katerdralja e pishtarëve dhe humanistëve kombëtarë

Katedralja Nëna Terezë në Prishtinë nuk është vetëm fetare. Është simbol i kujtesës, i dokumentimit të qenjes sonë kombëtare. Simbol i lashtësisë, zhvillimit, mbijetesës, rilindjes....

Mërgatë e dashur, a jeni gati?

Shkruan: Arbër Paçarizi Mërgatë e dashur, a jeni gati? Nga nesër të gjithë ju që nuk mund të vini në Kosovë mund të aplikoni për tu...