Pasi Prishtina njoftoi pak orë më parë kalimin e ish-portierit dhe të kapitenit të saj Visar Bekaj te Tirana, vetë kampionët e Shqipërisë konfirmuan blerjen e 23-vjeçarit.
Në një kumtesë në faqen zyrtare, bardheblutë bëjnë tëtditur se kanë blerë kartonin e portierit të Kosovës.
Bekaj pritet të sjellë freski në portën e skuadrës së Egbosë. Ai do të angazhohet tashmë në Ligën e Evropës me Tiranën.
Njoftimi i Tiranës:
KF Tirana mirëpret Visar Bekaj!
Visar Bekaj është afrimi më i ri i Tiranës në këtë merkato. Klubi ka arritur blerjen e kartonit të portierit të
suksesshëm të Prishtinës. Me një karrierë të pasur brenda Vala Superliga e Kosovës, si edhe portieri i
Kombëtares së Kosovës, 23 vjeçari është tashmë një element kyç në përbërjen e skuadrës dhe vjen si
gardiani i portës bardheblu për tre vitet e ardhshme. I bindur se do të japë maksimumin e tij për fanellën
e re që do të mbajë veshur, Bekaj bëhet pjesë i ekipit më të madh dhe më të titulluar në vend.